’’QEVERIA E MËRGATËS SHQIPTARE’’

ORGANIZATA MË E MADHE PËRFAQËSUESE E KOMUNITETEVE SHQIPTARE ANEMBANË BOTËS

MË POSHTË

MË POSHTË

AKTIVITETET

KONGRESIN E I-RË BOTËROR SHQIPTAR
8, 9 DHE 10 MAJ 2020

Më datat 8, 9 dhe 10 Maj 2020 do të mbahet në Prishtinë

 

 Kongresi i Parë Botëror Shqiptar 2020
 

  

me delegatë shqiptar nga e mbarë bota dhe nga trevat shqiptare.


Për aplikime dhe informacion më të detajuar, ju lutemi klikoni këtu>>>

RRETH NESH

World Albanian Congress është një organizatë mbarëkombëtare atdhetare shqiptare me anëtarësi, jofitimprurëse, jopolitik, jofetare, si dhe jo ekstremiste e krijuar dhe themeluar si një bashkim vullnetar nga të rinjtë profesionist të mërgatës shqiptare, e cila funksionon si një besëlidhje vëllazërore shqiptare kudo në botë. Ajo është organizata më e madhe përfaqësuese e komuniteteve shqiptare në 52 vende të ndryshme të botës dhe e kryen misionin e saj nëpërmjet qeverive, parlamenteve, organizatave të ndryshme ndërkombëtare dhe besimeve të tjera fetare kudo në botë. 

World Albanian Congress drejtohet nga organet e brendshme të saj, si: Kongresi Botëror Shqiptar, Aparati Qëndror Drejtues, Bordi i Organizimit dhe Administrimit, Akademia e Elitës Intelektuale Shqiptare si dhe Këshilli i të Urtëve. Kryesia e organizatës sonë përbëhet në nivel botëror prej 112 drejtuesish kryesorë dhe nga një anëtarësi prej 24,000 anëtarësh, shifër e cila rritet çdo ditë e më shumë.

Jurgen Malaj është Presidenti i parë i World Albanian Congress. Ai është mjek, i cili jeton në Suedi së bashku me familjen e tij. Ai është ideatori, krijuesi, themeluesi dhe shpirti i kësaj organizate mbarëkombëtare atdhetare shqiptare.

Gjatë gjithë jetës së tij ka qënë aktiv në zhvillimet politike, shoqërore dhe kulturore në Shqipëri, Kosovë, Maqedoninë e Veriut dhe trevat shqiptare. Ai flet dhe përdor 3 gjuhë të huaja: gjuhën angleze, gjuhën italiane si dhe gjuhën suedeze.

World Albanian Congress drejtohet nga strukturat e saj të brëndshme në përbërje të së cilave janë shqiptar me nivel të lartë intelektual, profesional dhe njerëzor. Të gjithë këtë potencial të tyre ata dëshirojnë me vullnet dhe pasion ta investojnë në qëllimet dhe objektivat e organizatës, të cilat në fund të fundit i shërbejnë bashkimit kombëtar, lirive dhe të drejtave të shqiptarëve kudo që jetojnë, trashëgimisë kombëtare shqiptare si dhe zhvillimit të gjithanshëm të Shqiptarisë.

Pjesë e qëllimeve dhe objektivave të World Albanian Congress janë: mbrojtja dhe garantimi i lirive dhe të drejtave të shqiptarëve kudo jetojnë dhe punojnë, bashkimi kombëtar (Shqiperia Natyrale), mirëqënia e shqiptarëve dhe zhvillimi i gjithanshëm i Shqiptarisë, përballja me fenomenin e Anti-Albanizmit si një fenomen rracist, anti-human dhe i padrejtë, si dhe ruajtja dhe trashëgimi i gjuhës së shenjtë dhe të lashtë shqipe, identitetit, kulturës dhe historisë së kombit tonë të lashtë në trojet e veta autoktone.

Merrni përditësimet, lajmet dhe njoftimet më të fundit nga aktivitetet e WAC

DHURO PËR SHQIPTARI!

Kontaktoni me ne

WAC NË RRJETET SOCIALE
  • Instagram - Black Circle


World Albanian Congress
THE ALBANIAN DIASPORA GOVERNMENT

 

DHURO PËR SHQIPTARI!

Na ndiqni

  • Facebook
  • YouTube
  • Twitter
  • Instagram

© 2019 by World Albanian Congress. All Rights Reserved.