’’Shqiptarët për shqiptarët dhe shqiptarët për Shqiptari’’

RRETH WAC

World Albanian Congress është një organizatë mbarëkombëtare atdhetare shqiptare me anëtarësi, një bashkim vullnetar, i cili funksionon si një Besëlidhje Vëllazërore Shqiptare.

Statusi ligjor (juridik): Organizatë ndërkombëtare atdhetare shqiptare me anëtarësi jo-fitimprurëse, jo politike, jo fetare, jo ekstremiste.

PJESË NGA <<STATUTI YNË>>

KREU I
DISPOZITA TË PËRGJITHSHME
 

Neni 1 – Qëllimet dhe Objektivat

Organizata ‘’World Albanian Congress‘’ WAC është një organizatë ndërkombëtare atdhetare shqiptare me anëtarësi, jofitimprurëse, jopolitike, jofetare, e cila funksionon si një bashkim vullnetar shqiptar, në formën e një besëlidhje atdhetare dhe vëllazërore e shqiptarëve anëmbanë botës, qëllimet dhe objektivat kryesore të së cilës janë:

                                                 

<<Për ne si besëlidhje vëllazërore shqiptare: Pellazgjia, Iliria, Arbëria, Shqiptaria, heroi ynë kombëtar absolut dhe i përjetshëm Gjergj Kastrioti, Deklarata e Pavarësisë së Shqipërisë dhe Kosovës, mëmëdheu dhe flamuri i stërlashtë shqiptar, gjuha e shenjtë dhe e stërlashtë Shqipe, dëshmorët, luftëtarët dhe heronjtë e vërtetë të atdheut (Bardhyli, Pirro i Epirit, Teuta, Bato, Kostandini i madh, Ismail Qemali, Isa Boletini deri tek Adem Jashari), familjet atdhetare si dhe elita intelektuale ndër shekuj, veshjet tradicionale kombëtare (të çdo treve), plisi autentik (qeleshja si dhe simboli përkatës), veglat muzikore autentike shqiptare, si: fyelli, lahuta etj. (veglat dhe mjetet pellazge, ilire, arbërore, shqiptare), e shenjta jonë Nënë Terezë, femrat, nënat dhe motrat tona, natyra dhe pasuritë e tokës dhe nëntokës tonë, trevat shqiptare, bashkëatdhetarët tanë absolutisht si dhe himni ynë kombëtar janë të paprekshëm në të gjitha kuptimet dhe rastet, si dhe nuk tolerohet dhe as nuk mirëkuptohet në mënyrë të prerë asnjë fyerje, cënim apo keqpërdorim i këtyre simboleve tona kombëtare>>

PROGRAMIN TONË TË PLOTË

SHKARKOJE KËTU>>

Merrni përditësimet, lajmet dhe njoftimet më të fundit nga aktivitetet e WAC

World Albanian Congress
THE ALBANIAN DIASPORA GOVERNMENT

 

DHURO PËR SHQIPTARI!

Na ndiqni

  • Facebook
  • YouTube
  • Twitter
  • Instagram

© 2020 by World Albanian Congress. All Rights Reserved.