“O Flamur gjak, o flamur shkabë, o vënd e vatr’ o nën’ e babë”

Theofan Stilian Noli

HISTORIKU YNË

Organizata u krijua dhe u themelua në maj të vitit 2012 në Romë të Italisë (me propozim të atdhetarit Dr. Jurgen Malaj) nga mbledhja e këshillit shqiptar të mërgatës shqiptare, i quajtur me akronim:Ky këshill përbëhet nga të rinjtë profesionist të mërgatës shqiptare (elita dhe krenaria e diasporës shqiptare) për shkak të domosdoshmërisë dhe nevojës së kohës, sfidave dhe rreziqeve, që i kanosen shqiptarit kudo që jeton dhe punon por edhe Shqiptarisë në territoret e veta natyrale ku në fakt duhej të ishte. Këta të rinj shqiptar flasin e shkruajnë mirë gjuhën e stërlashtë dhe të shenjtë shqipe, njohin mirë historinë dhe gjeopolitikën botërore dhe shqiptare si dhe janë shumë të aftë profesionalisht por nga ana tjetër ata janë racional në ngjarje të caktuara si dhe në gjendjen politike, ekonomike, shoqërore, kulturore dhe identitare të kombit shqiptar sot duke punuar më shumë në mënyrë të fshehtë nga dashakeqësit, armiqtë dhe tradhëtarët e kombit tonë. Gjithashtu, ata janë zhvilluar dhe kultivuar në shkollat më të mira në botë si dhe janë të mirë integruar dhe stabilizuar ekonomikisht në shoqëritë e vendeve ku ata jetojnë dhe në të njëjtën kohë kanë shprehur vullnetin e tyre të plotë që do ta përdorin këtë potencial të tyre nëpërmjet kësaj organizate për interesa të atdheut në të ardhmen.

World Albanian Congress
THE ALBANIAN DIASPORA GOVERNMENT

 

DHURO PËR SHQIPTARI!

Na ndiqni

  • Facebook
  • YouTube
  • Twitter
  • Instagram

© 2020 by World Albanian Congress. All Rights Reserved.