‘’KUVENDI <I> BOTËROR SHQIPTAR’’

~21, 22 dhe 23 MAJ 2021 – PRISHTINË, KOSOVË~

Official Name in International English: ‘’1ST WORLD ALBANIAN CONGRESS on 8th, 9th and 10th MAY 2020, Pristina, Kosova’’

 

Datat e Kongresit:  21, 22 dhe 23 Maj 2021 (Ditët: e premte, e shtunë dhe e diel)

 

Vendi/Shteti i Organizimit: Republika e Kosovës (DARDANI, ILIRI)

Qyteti i Organizimit: Prishtinë, Kosovë

 

Organizatori kryesor: Organizata WORLD ALBANIAN CONGRESS

Fillimi i Kongresit: E Premte (8 Maj 2020, Ora lolake: 18:00)

 

Mbarimi i Kongresit: E Diel (10 Maj 2020, Ora lokale: 19:00)

 

Partnerët në projekt: Qeveria e Republikës së Kosovës (Protokolli shtetëror), Komuna e Prishtinës, USA dhe BE me institucionet dhe forcat përkatëse të sigurisë dhe diplomacisë.

 

Karakteri i projektit: Kuvend mbarëkombëtar dhe historik (JO politik, JO fetar, JO rracist, JO ekstremist). Përbashkim vëllazëror mesh shqiptarëve pa dallim feje, krahine, ideologjie, statusi shoqëror apo ekonomik, gjinie, bindjesh politike etj..

 

Rëndësia: E nivelit historik dhe mbarëkombëtar për shekullin XXI, si dhe për kohën apo realitetin e shqiptarit dhe Shqiptarisë sot.

 

Atmosfera: Frymë përbashkuese, pozitive dhe bashkëpunuese, paqësore, festive, si dhe argëtuese.

 

Numri i Pjesëmarrësve: Rreth 4200 pesëmarrës (minimalisht të konfirmuar)


nga të cilët:

 

1000 delegatë maksimalisht, të përzgjedhur (fizikisht të pranishëm) nga të 6 kontinentet (delegatë nga mërgata shqiptare si dhe delegatë nga të gjitha trevat shqiptare. Një pjesëmarrje thuajse e barabartë nga të gjitha profesionet, shtresat, gjithashtu student, albanolog, studies, akademik, shkencëtar shqiptar në botë, sipërmarrës etj.)

 

200 të ftuar nderi, të nivelit të lartë (personalitete atdhetare, sipërmarrës të fuqishëm, teologë, trupa diplomatike dhe shtetërore, gazetarë të huaj të ftuar, dashamirës të huaj të kombit tonë etj.)

 

3000 (minimalisht) shqiptar pa të drejtë vote, jo delegatë, ku shumica prej tyre do të jenë atdhetarë dhe shqiptar të tjerë nga mërgata, të mirëpritur të përbashkohen në këtë kongres. 

 

Drejtuesit kryesor: Kuvendi do të drejtohet nga Këshilli i Përgjithshëm Drejtues dhe Ekzekutiv, i cili përbëhet nga një kryesi JO vetëm e organizatës World Albanian Congress, por edhe nga përfaqësi të shumta të shoqatave, fondacioneve, të ftuarve të nderit, profesorëve akademikëve, intelektualëve të shquar, atdhetarëve nga mërgata etj..

 

Siguria: E nivelit dhe prioritetit maksimal. Me bashkëpunimin e Policisë së Shtetit, Shërbimit Inteligjent Kombëtar, Forcave të caktuara dhe speciale ushtarake dhe policore si dhe strukturave të tjera inteligjente të Republikës së Kosovës, USA dhe BE (Gjermania dhe Austria).

 

Pjesëmarrësit nga trevat shqiptare të Gadishullit Ilirik: Nga Shqipëria, Kosova, Mali i Zi, Sanxhaku, Nishi, Çamëria, Lugina e Preshevës dhe Maqedonia e Veriut. (Në përpjestim të drejtë me numrin e popullsisë për çdo trevë).

 

Pjesëmarrësit nga bota: - Të ftuar dashamirës ndër vite të kombit shqiptar, - gazetarë të mediave kryesore të botës perëndimore, - delegatët shqiptar nga mërgata dhe komunitetet shqiptare nga të 6 kontinentet e botës.

Merrni përditësimet, lajmet dhe njoftimet më të fundit nga aktivitetet e WAC

Original.png

World Albanian Congress
THE ALBANIAN DIASPORA GOVERNMENT

 

DHURO PËR SHQIPTARI!

Na ndiqni

  • Facebook
  • YouTube
  • Twitter
  • Instagram

Merr Gazetën WAC

© 2020 by World Albanian Congress. All Rights Reserved.